14.08.2019

Këtyre ditëve në vijim janë punimet për instalimin e një linje ujësjellësi në Zonën VI, ku disa amvisëri nuk kanë qenë të kyçura në rrjetin e ujësjellësit të qytetit.

“Kemi të bëjmë me një linjë të re ujësjellësi për në gjatësi prej 210 metrash, ku deri më tash 4 amvisëri nuk janë të përfshira në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i qytetit. Në këtë pjesë, sipas planit urbanistik do të ndërtohen edhe objekte tjera banimi kështu që ata prej në fillim ështjen e furnizimit me ujë do ta kenë të zgjidhur”, thekson drejtori teknik i NP “Komunalec” – Faton Abdullai.

Ndryshe, bëhet fjalë për një projekt të financuar nga Komuna e Gostivarit e që e realizon NP “Komunalec”, me një kosto prej rreth 330.000 denarë.

Komuna e Gostivarit angazhohet që të sigurojë kushte elementare infrastrukturore për të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht nëse ata jetojnë në pjesën qendrore të qytetit, periferi apo vendbanime rurale.

Shërbimi për informim