Janë përmbushur të gjitha pikat e marrëveshjes për deponinë “Rusino”

14.08.2020

Kërkesat që dolën nga debati publik për zgjidhje të përkohshme të problemit me deponinë Rusino, janë përmbushur në tërësi.

Ka përfunduar instalimi i kamerave të sigurisë dhe ndriçimit publik në dhe përreth deponisë.

Të gjitha pikat e marrëveshjes për ndërprerje të bllokadës nga ana e  Iniciativës qytetare “Stop deponisë Rusino. Ajër i pastër në Gostivar” janë përmbushur.

Paraprakisht Komuna e Gostivarit angazhoi kompani sigurimi të cilët do të bëjnë kujdestari 24 orë në ditë për të penguar zjarrvënien e qëllimshme, ndërsa ka dërguar edhe kërkesat dhe parashtresat përkatëse drejtuar Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor.

Shërbimi për informim