KËSHILLI I KOMUNËS

KOMPETENCAT E KËSHILLIT TË KOMUNËS

MËNYRA E PUNËS SË KËSHILLIT TË KOMUNËS

1. Këshilli është organ përfaqësues i qytetarëve i cili vendos në kuadër të kompetencave të komunës.
2. Për shqyrtimin e çështjeve dhe përcaktimin e propozimeve nga një sferë e caktuar, këshilli nga përbërja e vet mund të formojë komisione të përhershme dhe të përkohshme.
3. Përbërja dhe mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të komisionit nga paragrafi 2 i këtij neni rregullohet me statutin.
4. Përbërja e komisioneve nga paragrafi 2 i këtij neni, përkon me përfaqësimin proporcional të partive politike në këshill.

ZGJEDHJA E ANËTARËVE TË KËSHILLIT

1. Këshilli përbëhet nga përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve në zgjedhjet e përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe zgjedhje të lira me votim të fshehtë.
2. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit rregullohet me ligj.

NUMRI I ANËTARËVE TË KËSHILLIT

Numri i anëtarëve të këshillit përcaktohet në varësi të numrit të banorëve të komunës dhe nuk mund të jetë më i vogël se 9 dhe më i madh se 33 anëtarë. Këshilli i Komunës së Gostivarit numëron 31 anëtarë.

STATUSI I ANËTARËVE TË KËSHILLIT

1. Anëtarët e Këshillit zgjidhen për një mandat prej 4 viteve.
2. Anëtarët e Këshillit përfaqësojnë qytetarët dhe në Këshill vendosin në bazë të mendimit të tyre.
3. Anëtari i këshillit nuk mund të revokohet.

KOMPETENCAT E KËSHILLIT

1. Miraton statutin e komunës dhe dispozita të tjera.
2. Miraton buxhetin komunal dhe llogaritë vjetore të komunës
3. Përcakton lartësinë e burimeve të veta të të ardhurave për financimin e komunës, në kuadrin e përcaktuar me ligj.
4. Themelon shërbime publike brenda kompetencave të Komunës dhe siguron mbikëqyrjen në punën e tyre;
5. Emëron anëtarët e këshillave drejtues të shërbimeve publike që i themelon;
6. Miraton programet e punës dhe planet financiare në shërbimet publike të cilat i ka themeluar;
7. Miraton raportet për ekzekutimin e buxhetit komunal dhe llogarinë vjetore të komunës;
8. Vendos për lëshimin e lejeve për kryerjen e aktiviteteve të interesit publik me rëndësi lokale në pajtim me ligjin;
9. Miraton raportet për punën dhe llogaritë vjetore të shërbimeve publike të themeluara nga komuna;
10. Vendos mbi mënyrën e disponimit të pronësisë së Komunës;
11. Vendos metodat e kryerjes së kontrollit financiar të buxhetit komunal në pajtim me ligjin;
12. Zgjedh personin i cili udhëheq njësinë rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme në komunë, në pajtim me ligjin;
13. Shqyrton dhe miraton Raportin vjetor për sigurinë publike në rajonin e Komunës të cilin e dorëzon deri te ministri i punëve të brendshme dhe avokati i popullit;
14. Mund t’i japë rekomandime personit udhëheqës të njësisë rajonale në Ministrinë e Punëve të Brendshme në fushën e sigurisë publike dhe sigurisë në komunikacion dhe
15. Kryen punë të tjera siç përcaktohet me ligj.
(2) Nëse Këshilli nuk i miraton raportet e paragrafit 1, pikat 7 dhe 9 të këtij neni, mund të ngrejë procedurë për kryerjen e kontrollit mbi punën materiale dhe financiare përpara organit kompetent mbikëqyrës.
(3) Personi udhëheqës nga paragrafi (1) pika 12 të këtij neni është zgjedhur nëse për të kanë votuar shumica e e të gjithë këshillave komunale që i përfshin njësia rajonale e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

KONSTITUIMI I KËSHILLIT

(1) Sesionin e parë të Këshillit të porsazgjedhur e konvokon kryetari i këshillit nga përbërja e mëparshme, më së voni 20 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve.
(2) Nëse këshilli nuk konvokohet brenda afatit nga paragrafi (1) të këtij neni, anëtarët e këshillit takohen vetë dhe nën kryesimin e anëtarit më të vjetër të këshillit, këshilli në afat prej dhjetë ditësh pas skadimit të afatit nga paragrafi (1) të këtij neni.
(3) Nëse seanca nuk mbahet në afatin nga paragrafi (2) të këtij neni, do të shpallen zgjedhje të reja për anëtarët e këshillit, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

BETIMI

Anëtarët e porsazgjedhur në seancën konstituive të këshillit japin dhe nënshkruajnë deklaratën e mëposhtme solemne: “Unë (emri dhe mbiemri) deklaroj solemnisht se të drejtat dhe detyrimet e anëtarit të këshillit do t’i kryej me ndërgjegje dhe se gjatë kryerjes së tyre do t’i respektoj Kushtetutën, ligjin, dispozitat e Këshilli dhe se do ta mbroj rregullimin shtetëror të Republikës së Maqedonisë”.

KONVOKIMI I SEANCAVE TË KËSHILLIT

(1) Seancat e këshillit konvokohen sipas nevojës, por së paku një herë në tre muaj.
(2) Seancat i konvokon kryetari i këshillit me iniciativë personale, me kërkesë të kryetarit të komunës ose me kërkesën e të paktën 1/4 e anëtarëve të këshillit, jo më vonë se brenda 15 ditëve nga parashtrimi i tyre.
(3) Nëse afati i caktuar në paragrafin (2) të këtij neni, kryetari i këshillit nuk konvokon seancën e këshillit, anëtarët e këshillit vetë takohen dhe zgjedhin kryetar për atë seancë.
(4) Dita, ora dhe vendi i mbajtjes së seancave të Këshillit, si rendi i propozuar i ditës sipas të cilës do të punohet, detyrimisht bëhen publike jo më vonë se 7 ditë para mbajtjes së seancës, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

KONVOKIMI I SEANCËS SË JASHTËZAKONSHME

(1) Seancë të jashtëzakonshme të këshillit konvokon kryetari i këshillit, me iniciativë personale ose me kërkesën e së paku 1/3 të anëtarëve të këshillit, në rastet dhe në mënyrën e caktuar me statutin.
(2) Në njoftimin për konvokim të seancës së jashtëzakonshme ceket koha, vendi i mbajtjes dhe rendin i ditës së seancës.
(3) Këshilli nuk mund ta ndryshojë rendin e ditës për seancën e jashtëzakonshme
(4) Para fillimit të seancës detyrimisht votohet për arsyeshmërinë e shkaqeve të konvokimit të seancës së jashtëzakonshme.

PUNA DHE SEANCAT E KËSHILLIT

(1) Këshilli mund të punojë në qoftë se në të janë të pranishëm shumica e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit.
(2) Këshilli vendos me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm, në qoftë se me ligj ose statut nuk është përcaktuar ndryshe.
(3) Dispozitat të cilat kanë të bëjnë me kulturën, përdorimin e gjuhëve dhe alfabeteve në të cilat flasin më pak se 20% e qytetarëve në komunë, verifikimin dhe përdorimin e stemës dhe flamurit të komunës, miratohen me shumicë votash të anëtarëve të pranishëm të këshillit, me ç’rast doemos të ketë shumicë votash nga anëtarët e pranishëm këshillit të cilët u takojnë komuniteteve që nuk janë shumicë në komunë.
(4) Në seancat e këshillit, parimisht, votohet publikisht.
(5) Për çdo seancë të këshillit mbahet procesverbal.

EKSPLICITETI NË PUNËN E KËSHILLIT

(1) Këshilli punon në seanca.
(2) Seancat e këshillit janë publike.
(3) Për ndërprerjen e pranisë së publikut në séanca vendoset nëse për këtë ekzistojnë baza të arsyeshme të përcaktuara me statutin, me dy të tretën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.
(4) Në debatet për buxhetin e komunës, llogarinë vjetore dhe buxhetin dhe për planet urbanistike, prania e publikut nuk mund të përjashtohet.

TË DREJTAT DHE OBLIGIMET E ANËTARËVE TË KËSHILLIT

(1) Anëtarët e Këshillit kanë të drejtë dhe obligim të jenë të pranishëm dhe të marrin pjesë në punën e Këshillit dhe të komisioneve të tij të përhershme ose të përkohshme.
(2) Anëtarët kanë të drejtë që në seancat e këshillit të japin iniciativa dhe propozime dhe t’i parashtrojnë pyetje kryetarit të komunës.
(3) Anëtari i këshillit nuk mund të merret në përgjegjësi penale ose të paraburgoset për shprehje mendim ose për votim në këshill.
(4) Punëdhënësi është i obliguar ta lirojë nga puna profesionale anëtarin e këshillit për të marrë pjesë në seancat e këshillit ose në komisione, ku ai është anëtar.
(5) Anëtarët e Këshillit kanë të drejta dhe detyrime të tjera ose statutin verifikuar me rregullat e tjera në pajtim me këtë ligj.

KONFLIKTET E INTERESIT TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT

(1) Anëtari i këshillit nuk mund të merr pjesë në procesin e vendimmarrjes për çështje në të cilat ai ose bashkëshorti, fëmija ose farefisi deri në shkallën e dytë linjë anësore ka interes financiar ose interes tjetër personal.
(2) Anëtari i këshillit është i obliguar ta informojë këshillin për çështje për të cilat ai ka interes financiar ose personal.
(3) Anëtari i këshillit nuk mund të jetë i punësuar në administratën komunale të komunës në të cilën është zgjedhur.
(4) Me ditën e punësimit në pajtim me paragrafin (3) të këtij neni do të llogaritet se anëtari i këshillit ka dhënë dorëheqje.
(5) Anëtari i këshillit i punësuar në shërbimet publike të cilat i ka themeluar komuna, nuk mund të marrë pjesë në procesin e vendosjes për çështje që kanë të bëjnë me shërbimin publik në të cilin ai është i punësuar.

KOMPENSIMI PËR ANËTARËT E KËSHILLIT

Anëtarët e Këshillit kanë të drejtë për kompensim për pjesëmarrje në takimet dhe për kompensimin e shpenzimeve të rrugës dhe ditës, në suazat e përcaktuara me ligj.

NDËRPRERJA E MANDATIT

(1) Anëtarit të këshillit i ndërpritet mandate para skadimit të kohës për të cilën është zgjedhur:
– nëse jep dorëheqje;
– në rast të vdekjes;
– në qoftë se është i dënuar me vendim fuqiplotë për vepër penale me dënim me burg në kohëzgjatje mbi gjashtë muajsh.
– nëse ndodh rast të jokompabilitetin me funksionin anëtar i këshillit në përputhje me Ligjin për zgjedhjet lokale,
– nëse me aktvendim fuqiplotë privohet nga aftësia për punë dhe
– në qoftë se pushon të jetë rezident në komunë.

(2) Këshilli në seancën e radhës, do ta konstatojë shkakun dhe ditën e ndërprerjes së mandatit të anëtarit të këshillit, edhe atë:
– në rastet e paragrafi (1) alineja (1) nga dita e mbajtjes së seancës
– në rastet nga paragrafi (1) alineja 2, 3, 4, 5 dhe 6 me ditën e përmbushjes së kushtit.
(3) Anëtarit të këshillit mund t’i merret mandate nëse mungon pa arsye në tri seanca të njëpasnjëshme të Këshillit.
(4) Për arsyeshmërinë e mungesës nga paragrafit 3 të këtij neni, këshilli vendos me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve.

DISPOZITAT E KËSHILLIT

(1)Në kryerjen e punëve nga kompetencat e veta, këshilli sjell dispozita si më poshtë: Statuti, programe, plane, vendime dhe dispozita tjera të vërtetuara me ligj;
(2) Dispozitat miratohen me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të këshillit përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë apo ndonjë ligj tjetër;
(3) Dispozitat për zbatimin e të cilave janë të nevojshme mjete financiare, patjetër të përbëjnë edhe norma me të cilat përcaktohen burimet dhe lartësia e mjeteve për zbatimin e tyre;
(4) Dispozitat publikohen në Buletinin Zyrtar të komunës më së voni në afat prej shtatë ditësh nga dita e sjelljes së tyre.
(5) Dispozitat e paragrafit (1) të këtij neni hyjnë në fuqi në ditën e tetë nga dita e publikimit, nëse me statut nuk është specifikuar ndryshe.
(6) Komuna mban përmbledhje të dispozitave të publikuara, e cila është e qasshme për këqyrje të përgjithshme.

SHPËRNDARJA E KËSHILLIT ME VETINICIATIVË

Këshilli shpërndahet nëse për këtë shprehet shumica nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të këshillit.

Kushtet për shpërndarje të këshillit
(1) Këshilli shpërndahet nëse:
1. Përsëri e sjell dispozitën që më parë është shfuqizuar ose ndërprerë me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë;
2. Merr vendim me të cilin rrezikohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Maqedonisë;
3. Nuk takohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj, dhe
4. Nuk e sjell buxhetin vjetor dhe llogarinë vjetore të buxhetit deri më 31 mars të vitit rrjedhës;
(2) Për paraqitjen e një prej kushteve nga paragrafi (1) të këtij neni, kryetari i komunës është i obliguar që menjëherë ta njoftojë ministrinë përgjegjëse për kryerjen e punëve në fushën e vetëqeverisjes lokale.

PROCEDURA PËR SHPËRBËRJEN E KËSHILLIT

(1) Ministria kompetente për kryerjen e punëve në fushën e vetëqeverisjes lokale, në afat prej shtatë ditësh nga dita e marrjes së njoftimit nga neni 75 paragrafi (2) të këtij ligji, deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të paraqesë propozimin për shpërndarjen e këshillit.
(2) Qeveria e Republikës së Maqedonisë brenda një muaji nga dita e marrjes së propozimit nga paragrafi (1) i këtij neni do të sjellë vendim për shpërbërjen e këshillit me fuqinë e ligjit, të cilin e publikon në “Gaz. Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”
(3)Për periudhën e mbetur do të shpallen zgjedhje të reja për këshillin, në përputhje me ligjin për zgjedhjet lokale.
(4) Zgjedhjet sipas paragrafit (3) të këtij neni nuk do të zbatohen nëse deri në periudhën e re zgjedhore ka më pak se gjashtë muaj.