Këshilli Rinor i komunës së Gostivarit organizoi tur me biçikleta nëpër qytet

14.05.2018

Me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për ruajtjen e mjedisit jetësor dhe kundër ndotjes së ajrit, Këshilli i komunës së Gostivarit, organizoi dje një tur me biçikleta nëpër rrugët e qytetit të Gostivarit.

Me moton “Let’s go cycling”, çiklistët u nisën nga objekti i komunës së Gostivarit duke bërë një qark rrugëve kryesore të qytetit për tu kthyer në fund sërish në objektin komunal.

Ky aktivitet pati mbështetjen e plotë të Komunës së Gostivarit, ndërsa çiklistët gjatë gjithë kohës i shoqëroi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe bashkëpunëtorët e tij.

Një nga pjesëmarrësit e turit me biçikleta ishte edhe mërgimtari Arafat Abdija i bëri një dhuratë kryetarit Taravari duke i uruar të vazhdojë me punën e palodhshme për ngritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e komunës së Gostivarit.

Shërbimi për informim