Komuna e Gostivarit, aktivitete të shumta për Ditën e Ekologjisë

18.03.2021

Edhe sivjet, Komuna e Gostivarit do të organizojë më shumë aktivitete për shënimin e 21 Marsit – Ditës së Ekologjisë.

Nga Departamenti për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe natyrës, njoftojnë se aktivitetet do të zgjasin dy ditë, do të jenë të karakterit të ndryshëm dhe me një përfshirje të gjerë të fëmijëve, të rinjve, organizatave joqeveritare dhe qytetarëve në përgjithësi.

“Aktivitetet do të fillojnë më 21 mars, e diel, me promovimin e Eko-patrullës, për të vazhduar me promovimin e aparatit mobil për matjen e ndotjes së ajrit dhe dita e parë do të përmbyllet me mbjelljen e drujve.  Në ditën e dytë, e hënë, do të organizohet një punëtori me fëmijët e çerdheve dhe një me filloristët, ndërsa në aktivitetet do të përmbyllen me një aksion të gjerë për pastrimin e qytetit nga nëpunësit komunalë dhe të punësuarit në ndërmarrjet publike“, njofton Zudi Xheli – përgjegjës i Departamentit të ekologjisë.

Qëllimi i shënimit të Ditës së Ekologjisë, është ngritja e vetëdijes së qytetarëve të të gjitha grupmoshave dhe kategorive, që të ruajnë mjedisin jetësor dhe natyrën, si dhe ngritja e nivelit të mirë[mbajtjes së pastërtisë.

Pason agjenda e aktiviteteve

21.03.2021  (e diel)

11:00 – Promovimi i “Eko patrullës”

11:45 – Promovimi i aparatit mobil për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit, i dhënë në shfrytëzim për një kohë të caktuar testimi nga  Shoqata për shërbime dhe tregti “Inform” e që më pas do të kalojë në pronësi të Komunës së Gostivarit.

12:00 –  Mbjellja e drunjte (përfaqësues të  disa organizata joqeveritare dhe mysafirë)

 

22.03.2021 (e hënë)

 10:00 – Punëtori me fëmijët e çerdheve

 11:00 – Punëtori me nxënësit e klasave të para

 13.00 – Aksion i gjerë për pastrimin e qytetit nga ana e administratës komunale dhe të punësuarve në Ndërmarrjet Publike Komunale (takimi i pjesëmarrësve përpara ndërtesës Komunale).

Shërbimi për informim