Shtabi i emergjencave pranë komunës së Gostivarit ka ftuar të gjithë operatorët, konkretisht super-marketet dhe barnatoret të cilat përmes porosive on-line do të funksionojnë dhe do të shpërndajnë produkte për qytetarët gjatë fundjavës kur lëvizja është e kufizuar 24 orë, të paraqiten në Qendrën komunale për t’u furnizuar me leje për të punuar.

Subjektet e interesuara aplikimin mund ta bëjnë më së voni deri nesër në ora 12:00, pasi komuna e Gostivarit deri në ora 15:00 të ditës së nesërme ta njoftojë policinë lokale për kompanitë të cilat do të bëjnë shpërndarje të ushqimit dhe barnave për qytetarët.

Komuna e Gostivarit, poashtu ka vendosur në dispozicion të qytetarëve edhe dy numra telefoni, ku mund të paraqiten që gjësendet e nevojshme t’u distribuohen nga ekipi mobil komunal, ndërsa harxhimet mbulohen nga vetë qytetari. Të njejtën gjë e mundëson edhe shërbimi mobil I Organizatës komunale të Kryqit të Kuq në Gostivar.

Të gjithë pjesëtarët e këtyre ekipeve janë të instruktuar profesionalisht për të kryer me sukses detyrat e tyre.

Ju lutem, në rast nevoje kontaktoni me numrat e shënuar më poshtë:

072 577  713  & 072 577 741

Nëse ekziston një nevojë urgjente shëndetësore, qytetarët mund të telefonojnë në numrin e policisë 192, por gjithashtu mund të shkojnë menjëherë te mjeku, ndërsa policia pastajë bënë evidentimin.