03.10.2018

Komuna e Gostivarit i hap rrugë zhvillimit të qytetit. Pos rrefullimit infastrukturorë me aslaftim të disa rrugëve të rëndësishme të qytetit, ata edhe zgjerohen. E tillë është edhe rruga “18 Nëntori” që të çon te Stacioni Policor i qytetit, ku makineritë paraditën e sotme filluan rrënimin e një objekti banimi që kjo rrugë të zgjerohet. Kërkesa për zgjerimin e rrugës ka ardhur nga ana e banorëve për çka është hasur në mirëkuptim mes pronarit të objektit dhe komunës. Sekretari i Komunës së Gostivarit, Nazmi Jusufi tha se kërkesa për zgjerimin e kësaj rruge ka qenë e kahmotshme.

“Sot Komuna e Gostivarit realizon një ndër aksionet më kryesore, menjanimin e objektit ku hapet rrugë ku do të bëhet edhe rikonstruimi i asfaltit në këtë rrugë. Ky intervenim ka qenë kërkesë e kahmotshme e qytetarëve, dhe duki ju falenderuar vendsomërisë së kryesisë së komunës, në veçanti kryetarit Arben Taravari, sot bëhet rrënimi i këtij objekti dhe hapja e rrugës e cila do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve”, tha Nazmi Jusufi, Sekretari i Komunës së Gostivarit.

Sipas Jusufit, Gostivarit i kanë munguar projektet e mëdha që i japin kahje zhvillimit, prandaj tha ai, në bashkëpunim me qytetarët do të intervenohet edhe në lagje tjera të qytetit për t’u zgjeruar rrugët me prioritet.

Rruga “18 Nëntori” i është nënshtruar një rikonstruimi total, fillimisht u vendos rrjeti i ri i kanalizimit, pusetave të reja, trotoare që mungonin dhe u largua shtresa e vjetër e asfaltit. Punimet në këtë rrugë pritet të përfundojnë pas dy javësh.

Shërbimi për informim