Komuna e Gostivarit ndan 10.000 denarë për foshnjën e parë të lindur në vitin 2021

06.01.2021

Përfaqësues të Komunës së Gostivarit, vizituan sot shtëpinë e tyre çiftin bashkëshortor Albina dhe Vebi Saliu, gjegjësisht prindërit e foshnjës së parë të lindur në vitin 2021 në Gostivar.

Me këtë rast, për vajzën e tyre, e cila njëherit është edhe fëmija i parë në familjen Saliu, iu ndanë 10.000 denarë dhe disa dhurata të tjera.

“Vajzë ishte foshnja që erdhi e para mes nesh bashkë me Vitin e Ri. Vajzat, thonë, se janë një ogur i mirë dhe sjellin bereqet. I tillë qoftë viti 2021! Urime familjes Saliu dhe gjithë të tjerëve që këto ditë janë bërë prindër!”, deklaroi gjatë vizitës, Afërdita Hamza, udhëheqëse e Sektorit për çështje sociale pranë Komunës së Gostivarit.

Familja Saliu shprehën falënderimit e tyre për këtë vizitë surprizë, duke sqaruar se vajza e tyre kishte lindur mëngjesin e 1 Janarit të vitit 2021 në ora 09:52 minuta.

Vogëlushja Azah dhe nëna e saj janë në gjendje të mirë dhe gëzojnë shëndet të plotë.

Shërbimi për informim