Komuna e Gostivarit ndau dhjetë bursa për sportistët e rinj të qytetit

05.02.2020

Komuna e Gostivarit ka ndarë dhjetë bursave për po aq talentë të rinj nga sfera e sportit. Fillimisht firmat i kanë hedhur sportistët e rinj së bashku me prindërit e tyre, për të vazhduar me pritjen te kryetari i komunës, Arben Taravari, i cili pasi pas nënshkrimit, bursat ua ka ndarë personalisht atyre.

“I uroje sportistët e rinj të qytetit për suksese të mëtutjeshëm dhe dijeni se përkrahja e komunës nuk do të mungojë asnjëherë për personalitete të cilët e bëjnë krenarë Gostivarin. Numri i bursistëve nga sfera e sportit që do t’i mbështesë Komuna e Gostivarit, vitin e ardhshëm do të dyfishohet. Besoj se edhe sivjet kemi mundësi këtë numër ta rrisim edhe me pesë bursa për po aq sportistë”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Berat Jakupi, këshilltar komunal, njëherit këshilltarë sporti i kryetarit Taravari, duke sqaruar mënyrën e përzgjedhjes së talentëve që kanë marrë bursa, tha se vlerësimi ka qenë nga persona kompetent dhe procedura ka qenë shumë korrekte.

“Vitin e ardhshëm si kriterë për të fituar burës nga Komuna e Gostivarit, sportistët e rinj do ta kenë edhe suksesin në shkollë. Ata duhet të jenë edhe nxënës të shkëlqyer që mesazhi që e japin në shoqëri, të jetë i plotë”, deklaroi, Berat Jakupi, këshilltar komunal pranë Këshillit të Komunës së Gostivarit.

Kjo mbështetje nga ana e Komunës së Gostivarit, është mirëpritur nga prindërit dhe vetë sportistët e rinj. Prindërit e pranishëm, theksuan se kjo ndihmë sadopak do t’ua lehtësojë atyre barren që kanë për fainancim të fëmijëve në karrierën e tyre sportive. Bursat kanë vlerë financiare prej 50 euro dhe sportistët e rinj, do ta marrin atë për një vit të plotë. Ndryshe, kjo ishte është hera e parë që në qytetin tonë, talentët e rinj mbështetën financiarisht nga Komuna e Gostivarit.

Shërbimi për informim