Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) është i financuar nga Unioni Evropian dhe e zbaton Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në gjashtë vende/territore nga Ballkani Perëndimor. Projekti do të zgjasë deri në janar të vitit 2020 dhe do ta ketë për qëllim fuqizimin e demokracisë participative (pjesëmarrëse) dhe proceset për integrim të vendeve nga Ballkani Perëndimor në Unionin Evropian përmes fuqizimit të shoqërisë civile për pjesëmarrje aktive të tij në procesin e vendimmarrjes.

Me projektin ReLOaD është paraparë që të përfshihen 5 komuna në vendin tonë: Strumicë, Resnjë, Kavadar, Gostivar dhe Kumanovë.

Komuna e Gostivarit dhe projekti ReLOaD i ftojnë të gjitha organizatat civile në vendin tonë të parashtrojnë propozim projekte të cilat janë konsekuente për qëllimet zhvillimore të komunës së Gostivarit dhe me të cilat janë përfshirë fushat vijuese prioritare:

 

  1. Arsimi
  2. Mjedisi jetësor
  3. Të drejtat dhe liritë e njeriut, mosdiskriminimi dhe inkluzioni social
  4. Zhvillimi ekonomik lokal
  5. Kultura dhe arti, të rinjtë dhe sporti

Shuma e mjeteve për projektet e miratuara do të lëviz prej 307.000,00 MKD deri 1.845.000,00 MKD .

 

Organizatave të shoqërisë civile u lejohet të parashtrojnë më shumë se një propozim projekt nëse shuma totale e alokuar nuk kalon 3.690.000,00 MKD për tërë kohëzgjatjen e projektit ReLOaD (deri në janar të vitit 2020). 


Komuna e Gostivarit dhe UNDP e rezervojnë të drejtën të mos i ndajnë fondet në dispozicion nëse projekt propozimet nuk i plotësojnë kriteret e specifikuara. Projektet mund të jenë për një kohëzgjatje prej 6 deri në 8 muaj. Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga janari 201
9 deri në gusht 2019.

 

 

PËRSHTATSHMËRI:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha organizata të shoqërisë civile të regjistruara formalisht (shoqata/organizata ose fondacione) në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.  Të gjitha organizatat e interesuara të shoqërisë civile mund të gjejnë informacione të hollësishme rreth kushteve të aplikimit dhe kritereve për financimin e projekteve në Udhëzimet për aplikuesit, të cilat janë pjesë përbërëse e dokumentacionit për thirrjen publike.

 

DOKUMENTACION:

Dokumentacioni për aplikim për thirrjen publike në komunën e Gostivarit do të jetë në dispozicion nga data 24.10.2018, përmes dërgimit të një kërkesë në adresën vijuese Bulevardi Vëllezërit Gjinoski” nr. 61 dhe/ose info@gostivari.gov.mk, dashmir.osmani@gostivari.gov.mk, në të cilën është theksuar emri i organizatës së interesuar, ose personalisht në komunën e Gostivarit, rruga: Vëllezërit Gjinoski” nr. 61. Të gjitha informacionet e nevojshme dhe versioni elektronik nga e gjithë pakoja e aplikacionit mund gjithashtu të shkarkohen edhe nga faqja zyrtare e internetit e komunës (www.gostivari.gov.mk), si dhe në faqen e internetit të UNDP-së (www.mk.undp.org).

 

Sesioni informues (dita e hapur) për thirrjen me parashtruesit e interesuar përkatësisht organizata të shoqërisë civile do të mbahet në komunën e Gostivarit më datën 29.10.2018, me fillim në orën 10:00 në lokalet e komunës.

Pyetje në lidhje me thirrjen publike mund të parashtrohen përmes adresës registry.mk@undp.org, me shenjën për thirrjen publike. Pyetjet mund të dorëzohen deri më 28.11.2018 dhe përgjigjet do të jepen në formë të shkruar në afat prej 3 ditë pune nga data e pranimit të pyetjeve. Për të siguruar transparencë, pyetjet do të publikohen në faqen e internetit të UNDP-së.

 

PARASHTRIMI I APLIKACIONEVE:

Aplikacionet e plotësuara (me dokumentacion të plotë) duhet të dorëzohen në tri (3) kopje të shtypura dhe një version elektronik (në CD ose USB), në një zarf të mbyllur me një njoftim se është për thirrjen publike, me rekomande përmes postës ose personalisht, në ditë pune (premte-e hënë) nga ora 09:00 deri në orën 15:00 në adresën vijuese:

Komuna e Gostivarit

Rruga: “Bulevardi Vëllezërit Gjinoski” nr. 61

Numri postar: 1230 Gostivar

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 05.12.2018, deri në orën 15:00. Aplikimet që do të dorëzohen pas këtij afati përfundimtar do të merren parasysh vetëm nëse në vulën postare qëndron data dhe koha e dërgimit përpara afatit përfundimtar. Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të jetë emri i thirrjes për dorëzimin e propozim projekteve, emri i plotë dhe adresa e aplikuesit, emri i plotë i projektit dhe shënimi “Të mos hapen para hapjes zyrtare”. Nëpunësi komunal do të lëshojë një vërtetim për marrjen e dokumenteve të parashtruara. Të gjithë parashtruesit e propozim projekteve, pa marrë parasysh nëse propozim projektet pranohen ose refuzohen, do të njoftohen në formë të shkruar për vendimin në lidhje me propozimin e tyre në afat prej 30 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të komunës (www.gostivari.gov.mk) dhe/ose në tabelën komunale dhe në faqen e internetit të UNDP  (www.mk.undp.org)

Aneksi 1 -PROPOZIM PROJEKT

Aneksi 2 – PASQYRË E BUXHETIT

Aneksi 3 – Korniza logjike

Aneksi 4 – PLANI I AKTIVITETEVE DHE DUKSHMËRIPROMOVIM I PROJEKTIT

Aneksi 5 – FORMULAR ME TË DHËNA ADMINISTRATIVE PËR PARASHTRUESIN

Aneksi 6 – FORMULAR ME TË DHËNA FINANCIARE PËR PARASHTRUESIN

Aneksi 7 – DEKLARATË PËR PËRSHTATSHMËRI

Aneksi 8 – DEKLARATË PËR FINANCIM TË DYFISHTË

Aneks 8 – Listë për kontrollim

Aneksi 9 – Listë për kontrollim

Aneksi-10-Udhëzime