Komuna e Gostivarit organizoi pritje për vullnetarët e Korpusit të Paqes

17 vullnetarë amerikan qendrojnë dhjetë javë te familjet gostivarase

Komuna e Gostivarit ka organizuar pritje solemne për vullnetarët amerikan të cilët dhjetë javë kanë qendruar në Gostivar. Ata janë pritur nga kryetari Arben Taravari dhe bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast, kryetari Taravari sqaroi se qëndrimi i tyre në Gostivar ka ardhur përmes Korpusit të Paqes me seli në Shkup dhe se një organizim i këtill organizhet për herë të parë në Gostivar. Ai ka uruar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Kënaqësi e veçantë që në Komunën tonë dhe shtëpitë tona kemi pasur mysafir nga SHBA e të cilët janë anëtar të Korpusit të Paqes. Gostivarasit, Maqedonia dhe në veçanti shqiptarët, amerikanët i konsiderojnë si miq të afërt të vetit. Kjo miqësi zhvillohet dhe bëhet më e afërt kur ata i kemi në familjet tona dhe këmbejmë përvoja, kulturat dhe rregullat e jetës. Vetëm kështu mund ta thellojmë afërsinë mes dy familjeve, një të SHBA-së e një nga Gostivari. Ky është viti i parë që ky program zhvillohet në Gostivar dhe do të ndjehesha i lumtur sikur këtë program ta zhvillojmë çdo vit”, dekraloi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

I pranishëm në këtë organizim të Komunës së Gostivarit ishte dhe drejtori i Korupsit të Paqes në Maqedoninë e Veriut, Mark Hanefin, i cili ka falenderuar të gjitha familjet gostivarase që hapën dyert e tyre për 17 vullnetarët amerikan dhe për javë të tëra i kanë mbajtur në shtëpitë dhe familjet e tyre.

“Faleminderit kryetarit të Komunës së Gostivarit Arben Taravari, Afërdita Mislimi – Hamza dhe të gjithë ekipit nga Komuna e Gostivarit të cilët u angazhuan që të jetë ky një bashkëpunim i suksesshëm mes komunës suaj dhe Korpusit të Paqes. Falemenderim i veçantë për të gjitha familjet të cilat i hapën derën e tyre për të pranuar një vullnetarë në shtëpitë e tyre. Kur kam ardhur për herë të parë  në Maqedoni, Gostivari ishte qyteti i parë që vizitova dhe që atëher ky qytet më impresionoi pasi me vizitën edhe të vullnetarëve të atëhershëm në Gostivar, mësova që dera për ata ishte hapur nga të gjithë dhe këtu takon të gjithë kulturat pasi jetojnë shqiptar, turq, maqedonas e të tjerë”, deklaroi Mark Hanefin – drejtorë i Korpusit të Paqes në RMV.

17 vullnetarët amerikan do të largohen nga Gostivari me 6 dhjetor. Ardhja e tyre ka për qellim këmbimin e kulturave, traditave dhe mësimin e gjuhës së vendit ku ata kanë qendruar. Në fund të takimit, Komuna e Gostivarit ka shtruar një koktej rasti për mysafirët amerikan. Ndryshe, Korupi i Paqes në Maqedoninë e Veriut ekziston që nga viti 1996.