Komuna e Gostivarit pranoi një eskavator të kombinuar për gërmim dhe ngarkim që do të përdoret për nevojat e NP “Komunalec”.

,

Me këtë donacion, Komuna e Gostivarit do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve për qytetarët. Eskavatori është donacion nga Ambasada Zvicerane në Shkup, në kuadër të projektit Përmirësimi i Rezistencës nga Përmbytjet në Rajonin e Pollogut, i zbatuar nga UNDP.

Faleminderit për ndihmën nga Qeveria Zvicerane, e cila deri më tani ka financuar disa aktivitete kapitale në qytetin tonë përmes projekteve të ndryshme.