28.05.2018

Falë angazhimit personal të drejtorit Shpend Sulejmani, mbështetjes parezerv të Komunës së Gostivarit dhe kryetarit Arben Taravari, donacioneve nga personat fizikë dhe juridikë, Konvikti i nxënësve – Gostivar, prej një objekti i cili më shumë ngjasonte në objekt të braktisur, është shndërruar në një konvikt të cilit ia kanë zilinë institucionet e ngjashme në vend dhe më gjerë.

Në këtë konvikt janë krijuar të gjitha kushtet për је komfore dhe për realizimin e aktiviteteve jashtëshkollore të nxënësve të cilët janë të vendosur në të.

Vlen të theksohet se në këtë konvikt, vendosja e portës frontale mundëson siguri të plotë të nxënësve që frekuentojnë atë.

Shërbimi për informim