Krijohen kushtet hapësinore për Qendër për autizëm

01.06.2018

Udhëheqësia e re komunale në krye me kryetarin Arben Taravari, vëmendje të veçantë i kushton diskutimit dhe dizajnimit të prioriteteve zhvilluese dhe sjelljen e perspektivës më të madhe në mbrojtjen e personave me nevoja speciale, me theks të veçantë fëmijët, që edhe ata të bëhen pjesë e barabartë e shoqërisë së përgjithshme,vend ky i cili me të drejtë atyre u takon.

Në këto gjashtë muaj të qeverisjes, ndonëse me bllokada dhe obstruksione të papara, punohet shumë në këtë drejtim, dhe tashmë janë krijuar kushtet për hapjen e një Qendre për fëmijët me autizëm në kuadër të godinës së Konviktit të nxënësve në Gostivar.

Vlen të theksohet me këtë rast edhe kontributi i pamohueshëm i drejtorit të Konviktit të nxënësve, Shpend Sulejmani dhe donatorëve të ndryshëm, bashkëqytetarë tanë.

Pritet që së shpejti, kjo qendër të vihet në funksion në bashkëpunim me partnerë, ekspertë të fushës.

Shërbimi për informim