Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë dhe solidarizimin me familjet me rrezik social në kohë pandemie, sot ka ndarë mirënjohje për gjashtë subjekte juridike në Gostivar.

Bëhet fjalë për kompaninë “Vardar Dollomit”, marketin “Konsum”, Organizata humanitare “Dora e Rinisë” nga fshati Forinë, Shoqata Humanitare “DAVA – Gostivar”, Organizata humanitare “Meseçina – Gostivar” dhe këmbimoren “Alpina”. Të njejtat gjatë periudhës së kaluar kanë ndihmuar me produkte ushqimore dhe sanitare me qindra familje nevojtare në rajonin më të gjerë të Gostivarit.

Kryetari Taravari i përgëzoi drejtuesit e këtyre subjekteve që me angazhimin e tyre maksimal, arrijnë shumë familje t’ua zbusin sadopak nevojat e përditshme.

Për shkak të situatës, ceremonia ishte simbolike me pritje një nga një në kabinetin e kryetarit të komunës, ku u bë dhurimi i mirënjohjeve.

Ai uroi që të tejkalohet me sukses epidemia e koronavirusit në vendin tonë.

Shërbimi për informim