26.07.2018

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari , priti sot në kabinetin e tij boksierin Sefer Seferi i cili me prejardhje është nga fshati Koritë e Gostivarit.

Është kënaqësi e veçantë që të kam sot për mysafir një boksier me famë botërore dhe që është me prejardhje nga Gostivari. Vazhdimisht e përsëris se sportistët që na përfaqësojnë anembanë botës, janë në fakt ambasadorët tanë më të mirë. Sefer Seferi është një ndër ta dhe meriton çdo lëvdatë që edhe krahas angazhimeve dhe famës që ka nuk i shkëput lidhjet me vendlindjen e tij dhe na viziton shpesh”, u shpreh kryetari Taravari.

Seferi falënderoi kryetarin për mikpritjen dhe shprehu fjalë miradije për angazhimin e tij për ngjalljen e jetës sportive dhe rekreative në komunën e Gostivarit, si dhe përkrahjen morale dhe materiale që ua ofron sportistëve dhe klubeve sportive nga Gostivari.

Qëndrimi i Sefer Seferit në vendlindje lidhet më së shumti me manifestimin tradicional “Takimet e Koritës”, në të cilin është i ftuar edhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari.

Shërbimi për informim