Kryetari Taravari mori pjesë në “Stafetën e Barazisë”

,

24.09.2018

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me organizatat joqeveritare “Bashkarisht mundemi” nga Gostivari, “Vera” nga Strumica dhe Qendra e resurseve të Prindërve të fëmijëve me nevoja të posaçme, organizuan aktivitetin e quajtur  “Stafeta e Barazisë”.

Ishte kjo stafeta e katërt me radhë e fëmijëve me nevoja speciale, ku morën pjesë kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, kryeparlamentari Talat Xhaferi, aktivistë, vullnetarë, nxënës, artsitë të ndryshëm dhe qytetarë të tjerë.

Pjesëmarrësit në këtë event, përmes këtij aktiviteti dhanë mbështetjen e tyre dhe i dërguan mesazh shoqërisë në të cilën jetojmë se edhe fëmijët me nevoja speciale janë pjesë e shoqërisë, dhe se të gjithë jemi të barabartë,

“Ndërgjegjëshmëria është gjithëpërfshirje. Unë personalisht dhe Komuna e Gostivarit gjithnjë do të jemi në krah të fëmijëve me nevoja të veçanta. Ata janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë dhe meritojnë pëkrushtim sa më të madh që të jenë edhe pjesë e barabartë e shoqërisë dhe të shjijojnë jetën si bashkëmoshatarët e tyre”, theksoi kryetari Taravari.

Shërbimi për informim