Kryetari Taravari priti kampionin evropian në karate Doan Osmani

21.02.2019

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti sot në kabinetit e tij kampionin evropian në karate për moshat U21, si dhe trajnerin tij Arlind Huseini.

Taravari tha se nuk ka mënyrë më të mirë se kjo për ta prezantuar Gostivarit dhe shqiptarët në nivel evropian. Ai e falënderoi trajnerin Arlin Huseini që fillimisht ia krijoi Gostivarin Berta Jakupit ndërsa tani edhe Doan Osmanin, të cilit i dëshirojë që t’i radhisë një pas një edhe shumë suksese të tjera në të ardhmen si senior.

Kampioni Doan Osmani falënderoi kryetarin Arben Taravari për takimin si dhe për mbështetjen që ia jep. Ai nënvizoi se së bashku me trajnerin Arlind Huseini kanë punuar shumë dhe se shpreson se sukseset nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.

Trajneri Arlind Huseini duke i shprehur mirënjohje kryetarit Taravari për interesimin dhe mbështetjen tij për avancim të sportit, potencoi se ai ndjehet krenar që nga komuna e Gostivarit ka arritur të krijojë dy karateistë shumë të suksesshëm, e sidomos faktin që Berat Jakupi tashmë është edhe këshilltar komunal.

Ndryshe, Doan Osmani më 10 shkurt të këtij viti në Aalborg të Danimarkës, në ndeshjen finale mposhti kundërshtarin e tij nga Gjeorgjia me rezultat 4:0 dhe arriti të stoliset me medaljen e artë në kampionatin evropian të Karatesë për moshat deri në 21 vjeç.

Shërbimi për informim