28.12.2018

 

Fëmijët e çerdheve publike të Gostivarit, me një program të shkurtër festuan ndërrimin e motmoteve. Në festën e tyre i shoqëroi edhe kryetari i komunës sl Gostivarit, Arben Taravari dhe udhëheqësja e Sektorit për veprimtari publike, Aslian Snopçe.

Kremtja e sotme e fëmijëve në çerdhen qendrore të IPKF “Gëzimi fëmijëror” përkonte edhe me promovimin e investimeve të fundit në këtë dhe në çerdhet tjera publike të qytetit të Gostivarit dhe tani të gjitha ato i plotësojnë kushtet e nevojshme për qëndrim ditor të fëmijëve.

Kryetari Arben Taravari ua uroi Vitin e Ri fëmijëve duke u dëshiruar shëndet dhe lumturi, si dhe u ndau dhurata simbolike.
Shërbimi për informim