• 05.04.2019

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, priti në kabinetin e tij përfaqësues të komunitetit rom në Gostivar. Në takim u diskutuan çështjet të cilat e tangojnë këtë komunitet në komunën e Gostivarit, me theks të veçantë aktivitetet e radhës rreth shënimit të Ditës ndërkombëtare të romëve.

U diskutua, po ashtu, edhe rreth realizimit të projekteve të parapara për këtë vit në dy lagje të banuara kryesisht me popullatë rome, respektivisht ndërtimi i murit mbajtës.

Përfaqësuesit e komunitetit rom, falënderuan kryetarin Taravari për mbështetjen e një projekti mjaft të rëndësishëm që vjen me iniciativë të Bari Abdulit, i punësuar në administratën komunale, për hapjen e një Kampi futbolli ku do të mundësohet që të ushtrojnë fëmijët romë dhe do të hapen perspektiva për  tu marrë me këtë sport.

Kryetari Taravari i siguroi përfaqësuesit e komunitetit rom, se ata do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tij dhe se ai angazhohet që secili individ, grup njerëzish apo komunitet, t’i gëzojë të gjitha të drejtat dhe të ketë mundësitë e barabarta.

Shërbimi për informim