Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka pritur në kabinetin e tij Inspektorin e arsimit, Gjorgji Ilievski.

Në këtë takim i cili ka ardhur me ftesë të kryetarit Taravari është diskutuar lidhur me sistemin arsimor në vend, në veçanti, siç u njoftua nga palët, për veprimet korruptive në arsim nga disa zyrtarë të lartë qeveritar.

Kryetari i Gostivarit sqaroi se sërisht ka tentime për marrje kompetencash në arsim në Komunën e Gostivarit nga Ministrai e Arsimit dhe Shkencës. Për këtë dëshmi, tha ai, janë inspektorë të shumtë të cilët vijnë nga e gjithë Maqedonia në shkollat e Gostivarit. Ai tha se pushteti qendrorë do të futet në Librin Gunness me marrjen e kompetencave në arsim në Gostivar.

“Me iniciativë nga ana ime, e thirra z. Gjorgji Ilievskin të jetë mysafir në komunën tonë. Ai është një person i cili dy vite lufton në mënyrë të ashpër krimin që ndodh në arsim. Ne si Komunë e Gostivarit kemi pasur shumë probleme me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe me Qeverinë pasi që jemi komunë e vetme urbane opozitare dhe luftohemi në vazhdimësi, sidomos prej ministrit i cili e ka titullin e rrejshëm të docentit dhe na merr dy herë ingerenca. Tash kanë nisur përsëri inspekcionet nëpër shkollat e Gostivarit dhe tentohet për së treti të merren ingerencat dhe të hymë në Librin e Guinness sipas rekordeve që bëhen presione nga pushteti qendror ndaj këtij lokal. LSDM shpesh del dhe thotë se kjo bëhet shkak i BDI-së, por unë do të thoja se kjo nuk është vetëm faj i BDI-së, por është faji i përbashkët LSDM-BDI. BDI mund të insiston, por LSDM mund të thotë stop se e kemi tepruar”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Inspektori i arsimit, Gjorgji Ilievski, në press-konferencë me kryetarin Taravari, foli fillimisht për avancim të paligjshëm në tituj shkencor të funksionarëve aktual qeveritar nga radhët e BDI-së.
“Filluan vështirësitë kur unë zbulova në Universitetin e Tetovës tre zyrtarë shtetëror të qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës z. Arbër Ademi ku është avancuar në njohur shkencore “Docent” jashtligjshëm. I dyti, zv.ministri i Punëve të Brendshme z. Agim Nuhiu, i cili në periudhën e pushimit të detyrës është avancuar në profesor të asociuar. Z. Safet Emruli nga viti 2008 e deri më sot është avancuar nga Asistent i ri, në Asistent, Docent, në Profesor i Asociuar. Për të gjitha këto skandale të bëra, unë i njoftova ambasadat pasi te ata gjeta mirëkuptim dhe përkrahje. Mirëkuptim kisha nga mjetet e informimit në Republikën e Maqedonisë, te zv.avokati i shtetit, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Trnaparenc Internatonal dhe policitë ndërkombëtare për informatorë të Evropës JugLindore.

Pra, ky problem i imi doli nga Maqedonia dhe kornizat e Ballkanit dhe më gjerë”, deklaroi inspektori I arsimit, Gjorgji Ilievski.
Ai tha se këto zyrtarë jashtligjshëm kanë marrë paga nga UT të cilat, pasi është konstatuar shkelje ligjore, këto ditë i kanë kthyer. Inspektori Iliveksi tha se edhe Taravari është ligjerues universitar në Tetovë dhe Shkup, por ka ndjekur procedurat ligjore dhe nuk ka pranuar pagë.
“Zotrinjtë ministra, kur u pushon marrëdhënia e punës, avancohen. Përveç kësaj, lidhin marrëveshje intelektuale dhe marrin mjete financiare që është në kundërshtim me Ligjin për Arsim të Lartë sipas nenit 133, alinea 14, ku ata mund të ligjerojnë, por nuk mund të pranojnë mjete financiare. Mikoqiri im i nderuar, kryetari poashtu ligjeron në Universitetin e Tetovës dhe të Shkupit, por e respekton ligjin dhe nuk pranon mjete dhe nuk lidh marrëveshje intelektuale. Pra, dikush mund të respektojë e dikush jo. Për gjithë këtë deri te Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, te Policia Financiare dhe te Prokuroria Themelore Publike janë dorëzuar dokumente. Duhet të ju njoftojë ekskluzivisht se këta zotërinjë ministra, funksionarë publik, parat e marra i kanë kthyer. Kjo nënkupton se është bërë shkelje, vepër kriminale ose me fjalë të thjeshta është bërë krim arsimor. Për të gjitha këto, kërkova takim edhe me Ali Ahmetin që ta njoftojë, ku në një shtet normal, ligjor për një gjë si kjo menjëher jepen dorëheqje të pa kontetsuara”, tha inspektori Iliveski.
Inspektori Ilievski tha se paratë që kanë marrë këta persona janë të studentëve që prindërit e tyre me shumë mund i sigurojnë për t’i shkolluar fëmijët e tyre. Ai u bëri thirrje kolegëve të tij inspektorë që mos kenë frikë dhe punën ta kryejnë me nderë dhe të mos merren vetëm me Gostivarin. U bëri thirrje të shkojnë edhe në Strug, pasi kryetari i këtij qyteti, Ramiz Merko, tha ai, ka diplomë të pa nostrifikuar nga Novi Sadi dhe në Univesritetin e tij “Universiteti Ndërkombëtar i Strugës”, ka mbi 800 diploma të dhëna të pa nostrifikuara. Ilievski tha se për pagat e marra jashtligjshëm nga zyrtarët e lartpërmendur do ti njoftojë të gjitha ambasadat me relevancë në vend.