13.06.2018

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari realizoi takim me ministrin pa resor i ngarkuar me implementimin e Strategjisë për romët Aksel Ahmedoski.

Në takim mori pjesë edhe këshilltari i kryetari Taravari për çështje rome, Bari Abduli dhe përfaqësues të Qendrës Informative Rome – Gostivar.

Qëllimi i vizitës ishte implementimi i Strategjisë për Romët dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së komunitetit rom në Gostivar. U shqyrtuan dhe u diskutuan projektet e ardhshme në fushën e banimit, gjegjësisht përcaktimi i lokacionit për ndërtimin e banesave a për personat e pastrehë, si dhe për zgjidhjen e problemeve me infrastrukturën dhe sistemin e kanalizimit në zonat e banuara kryesisht me popullatë rome.

Kryetari Taravari theksoi se miratimi i Planit aksional paraqet një hap të madh për administratën komunale drejt integrimit të plotë të Romëve.

Kryetari Taravari dhe ministri Ahmedoski të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre, vizituan vendbanimet rome në Gostivar me ç’rast u shpreh gatishmëri nga ana e kryetarit për realizimin e projekteve të ardhshme për përmirësimin e gjendjes së romëve në Gostivar.

Shërbimi për informim