Lënda:Ftesë për pjesmarje në procesin e thirjes publike të koncesionit për lokalitetin Krasta f.Reçan-Gostivar

13.12.2019

Komuna e Gostivarit i njofton qytetarët e interesuar dhe opinionin e gjerë se në procesin për ndarje të koncesionit për kryerjen e hulumtimeve më të hollësishme gjeologjike të burimeve minerale-gur gëlqeror në lokacionin Krasta f.Reçan do të mbahet thirje publike me qëllim që të njoftohet opinioni me aktivitetet nga eksplantacioni I gurit gëlqeror.

Në këtë debat u mundësohet pjesëmarrje të gjithë qytetarëve të interesuar gjithashtu të dorëzohen edhe komente,vërejtje dhe propozime.

Thirja publike do të mbahet më datë 17.12.2019 në ora 14.30 në sallën e Këshillit të komunës së Gostivarit.

Shërbimi për informim