Mbajti mbledhje Shtabi i emergjencës – Gostivari vazhdonë të jetë stabil me numrin e të infektuarve

Shtabi i emergjencës në Gostivar ku përfshihen komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë mbajti mbledhje e të rregullt, e cila ishte e nënta me rradhë, në të cilën u shqyrtua situata aktuale me koronavirusin dhe u përcaktuan masat që duhet të ndërmerren në vijim.

Me mbledhjen, në cilësinë e kryetarit të Shtabit të emergjencës, kryesoi kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani dhe i Mavrovë-Rostushës, Medat Kurtovski.

 

Tre kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organeve përkatëse, raportojnë për gjendjen aktuale, masat që ndërmarrin dhe sfidat me të cilat ballafaqohen.

 

Ndër ata të cilët raportuan ishin drejtori Spitalit të përgjithshëm, drejtori i Shtëpisë së shëndetit, përfaqësuesja e Qendrës për menaxhim me kriza, përfaqësuesja e Drejtorisë për shpëtim, si dhe përfaqësues të inspektorateve të ndryshme, të gjitha këto që kompetencat e tyre i ushtrojnë në nivel të tre komunave.

 

Të ftuar ishin edhe përfaqësues të Kryqit të Kuq – Gostivar dhe përfaqësuesit e Këshillit koordinativ për shpërndarje efikase dhe të sigurt të pakove me produktet ushqimore dhe mjete higjienike dhe dezinfektuese, sot u realizua.

 

Konstatim i përgjithshëm ishte se situata në përgjithësi është nën kontroll, dhe se problemet me të cilat ballafaqohen si institucionet ashtu edhe vetë qytetarët janë të përballueshme dhe ato mund të minimizohen me bashkëpunim dhe koordinim të thelluar.

 

Në rajonin më të gjerë të Gostivarit, ka 157 të testuar, prej të cilëve dhejtë raste të regjistruar me koronavirus. Dy prej tyre në dy testimet shtesë kanë dalë negative dhe llogariten të shëruar, tetë raste aktive, pesë në Gostivar dhe tre në Komunën e Vrapçishtit.

 

Me qëllim që të kanalizohet shpërndarja e ndihmave familjeve të rrezikuara, u vendos që të martë, me date 21 Prill 2020 në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit të mbahet edhe një mbledhje koordinatave ku do të përcaktohen masat që do të ndërmerren konform normave për raste emergjente. Po atë ditë do të mbahet edhe mledhja e rradhës e shtabit të emergjencave me fillim në ora 11:00.

 

Derisa zgjatë ora policore, shërbimi mobil i komunës së Gostivarit do të vazhdon të shërbejë qytetarët me barna dhe ushqime.

 

Lejet e qarkullimit u bë e ditur se nga data 10 Prill 2020 nuk mund të sigurohen nga komunat, por nga Njësia rajonale e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë në Gostivar.

Kryetari i komunës së Gostivarit falënderoi institucionet për ushtrimin detyrës së tyre në nivelin e duhur, e sidomos qytetarët për sjelljen e tyre të ndërgjegjshme dhe respektimin e rekomandimeve të Qeverisë.

Shërbimi për informim