18.05.2018

Në kuadër të projektit “Shkolla të sigurta”, të financuar nga OSBE-ja, e që implementohet në gjashtë komuna në Maqedoni, në Gostivar u mbajt mbledhje koordinative në të cilën u diskutua plani njëvjeçar i detyrave dhe aktiviteteve.

Në mbledhjen koordinative morën pjesë përfaqësues të OSBE-së në Maqedoni, shërbimet profesionale të shkollave të mesme komunale, mësimdhënës dhe përfaqësues të Sektorit për arsim pranë Komunës së Gostivarit.

Tema të cilat u diskutuan ishin lufta kundër dhunës, ekstremizmit dhe abuzimeve tjera nëpër shkolla, ndërsa u përcaktua edhe agjenda e aktiviteteve për periudhën njëvjeçare, respektivisht trajnimet me profesorët dhe nxënësit, punëtoritë dhe aktivitete tjera.

Shërbimi për informim