13.11.2018

Komuna e Gostivarit dhe Bashkësia Lokale fshatit Çegran përmes një loje miqësore futbollistike ndërmjet veteranëve të futbollit të Çegranit dhe administratorëve komunalë për të përuruar stadiumin e ri për futboll të vogël, ndeshje kjo të cilën e ndoqën një numër i madh të banorëve , ndër të cilët edhe myftiu i Gostivarit, Shaqir ef, Fetahu.

Ngjyrat e administratës komunale i mbrojti edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili njëherit shënoi edhe golin e parë të ndeshjes, ndërsa me lojë të shkëlqyer edhe pse rreth të pesëdhjetë e pestave, shkëlqeu kryetari i Bashkësisë Lokale, Sabri Bafqari i cili njihet si një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave nga ky fshat.

Vlen të theksohet se ndërtimi për futboll të vogël me kushte tejet bashkëkohore të stadiumit në fshatin Çegran, u bë falë investimit të përbashkët me mjete dhe punë të Komunës së Gostivarit dhe BL të fhastit Çegran. Komun siguroi barë artificial cilësor, shenjëzim të terrenit, 330 ulëse plastike dhe ndriçim përkatës, ndërkaq realizimi i punëve, siç është rregullimi i tribunave dhe rrethimi i stadiumit, u bë kryesisht falë angazhimit të Bashkësisë lokale të fshatit Çegran.

Shërbimi për informim