Mesazh-urimi i kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari

15.05.201805

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, uron të gjithë besimtarët islam me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

“Mbi një miliardë njerëz në të gjithë botën, do të hyjnë në Мuajin e Ѕhenjtë të Ramazanit. Edhe në Gostivar bëhemi gati që të nisim Ramazanin.

Duke ju uruar agjërim të lehtë, shpresoj që ky muaj të na shërbejë për sa më shumë reflektim mbi sjelljet tona, të na afrojë sa më shumë tek Zoti dhe të na ndërgjegjësojë sa më shumë, sepse dashuria dhe respekti janë çelësi kryesor i harmonisë.

Zoti na i pranoftë agjërimin dhe lutjet tona!”, thuhet në mesazh-urimin e kryetarit Taravari.

Shërbimi për informim