Nënshkruhet Memorandumi për Bashkëpunim me organizatë Democracy Lab

18.07.2018

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe drejtori ekzekutiv i Organizatës joqeveritare Democracy Lab, Sefer Selimi, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi që synon hapjen e një Qendre për Aktivitetet Rinore në Gostivar.

Projekti do të implementohet nga ana e Democracy Lab ndërsa do të financohet nga Komuna e Gostivarit dhe Ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Qendra në fjalë synon thellimin e bashkëpunimit dhe mirëbesimi ndërmjet komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Gostivar, do të thyhen paragjykimet dhe do të promovohet multietniciteti.

Pas nënshkrimit të Memorandumit, kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari tha se kjo nismë fisnike meriton të përkrahet.

“Fillimisht kjo Qendër do të kofinancohet nga Democracy Lab dhe Komuna e Gostivarit, ndërsa pas disa vitesh do të vazhdojë të financohet nga Komuna e Gostivarit”, theksoi Taravari.

Ndërkaq, Sefer Selimi – drejtor ekzekutiv i Democracy Lab sqaroi se në kuadër të Qendrës do të iniciohen programe, trajnime dhe kurse të ndryshme me qëllim të krijimit të një gjeneratave të re të qytetarëve aktivë të cilët do të jenë të aftë të njohin të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si qytetarë.

Qendra për Aktivitetet Rinore, selinë do ta ketë në rrugën që çon për te spitali i përgjithshëm në Gostivar.

Shërbimi për informim