02.07.2018

Kryetari i i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në një prononcim të tij për media gjatë një aksioni ekologjike në Gostivar, parajalmëroi hapejn e një stacionari për trajtimin qenve endacakë në territorin e komunës. Ai njoftoi se tashmë është hapur tenderi dhe se shumë shpjet do të aktivizohen 20 bokse për vendosje e qenve për të cilët do të përkujdeset ekip profesional.

Tenderi tashmë është shpallur dhe së shpejti do të vihet në funksion Stacionari për trajtimin qenve endacakë të cilët do të kapen në territorin komunës së Gostivarit. Në njërin nga ish objektet e ish kazermës, do të ketë 20 bokse për qen, do të angazhohen dy veterinerë të cilët do t’i vaksinojnë dhe do t’i sterilizojnë qentë endacak, do tu vendosen çipa nën lëkurë si garanci se janë të pastër dhe nëse do të ketë të interesuar, do të mund t’i adoptojnë ato”, theksoi Taravari.

Nëse gjithçka shkon sipas dinamikës së paraparë, stacioni do të mund të lëshohet në përdorim deri në fund të këtij muaji.

Shërbimi për informim