Duke u nisur nga fakti se shkaku i pandemisë me COVID-19, sivjet nuk u organizuan mbrëmjet dhe ceremonitë tradicionale të maturës, me propozim të Sektorit të arsimit pranë Komunës së Gostivarit, nxënësit e të gjitha shkollave të mesme komunale, maturën e shënuan me hedhjen e kapelave.

“Që të mos mbetet pa u shënuar fare kjo etapë shumë e rëndësishme në jetën e të rinjve, u propozuam shkollave që sivjet mbrëmjen e maturës ta zëvendësojnë me hedhjen e kapelave, praktikë kjo e njohur në vendet perëndimore. Për të shmangur tubim me numër më të madh të pjesëmarrësve, rekomanduam që ceremnonitë të mbahen në secilën shkollë veç e veç, si dhe të respektohen të gjitha masat e sigurisë në kohë pandemie”, thotë Alsian Snopçe – udhëheqëse e Sektorit për veprmitari publike.

Nga ana e Komunës së Gostivarit, nxënësve më të mire të gjeneratës iu shpërndanë Mirënjohje dhe vauçerë, ndërsa ceremonitë përfunduan me kokteje rasti.

Shërbimi për informim