17.12.2019

Kryetari i komunës së Gostivarit dhe përhershme e UNDP-së Narine Sahakjan, nënshkruan sot Kontratën për financim të projektit të titulluar “Përfshirja e grupeve të margjinalizuara në jetën sociale përmes aktiviteteve sportive, rekreative dhe kulturore” në kuadër të programit “Fuqizimi i Këshillave komunalë”, implementuar nga UNDP dhe financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Vlera e projektit është 50.000 franga zvicerane dhe parasheh rregullimin  dhe adaptimin e shëtitore të lumit Vardar për shfrytëzim nga personat me aftësi të kufizuara dhe grupet e margjinaluzuara.

Ndryshe, projekti në fjalë u përzgjodh si me prioritet nga pjesëmarrësit në Forumet në bashkësi.

Vlen të theksohet se krahas realizimit të këtij projekti, Komuna e Gostivarit në Programin zhvillimor për vitin 2020 ka paraparë 200.000 euro për zgjerim të shëtitores.

Shërbimi për informim