26.12.2018

Qendra për Bazë të Përbashkët (CFCG) me përkrahje të Ambasadës së Britanisë dhe Ambasadës së Holandës në Shkup, në bashkëpunim me Komunën e  Gostivarit realizon projektin “Fuqizimi i qëndrueshmërisë kundër ekstremizmit të dhunshëm të komuniteteve lokale në Maqedoni” me ç’rast të enjten (27.12.2018) do të organizohen ngjarje sportive dhe kulturore ku do të përfshihen elemente të bashkëpunimit, komunikimit dhe lidhjes së fëmijëve me përkatësi të ndryshme etnike.

Në ora 12:00 në sallën sportive të SHFK “Goce Dellçev” do të zhvillohet Turneu në shah, në ora 13:00 në sallën sportive të SHFK “M.K. Ataturk” do të zhvillohet Turneu në futboll të vogël, ndërsa në orë n 14:00 në sallën sportive të SHFK Isail Qemali” do të zhvillohet Turneu në basket.

Organizatorët kanë paraparë dhurata simbolike për pjesëmarrësit, ndërsa rekuizitat sportive që do të përdoren gjatë aktiviteteve do tu dhurohen shkollave.

Shërbimi për informim