Një delegacion i lartë nga Komuan Sveta Nedelja e Kroacisë, vizitë dyditore në Gostivar

08.10.2018

Një delegacion i lartë nga Komuna Sveta Nedelja (Kroaci) e kryesuar nga kryetari i komunës Dario Zurovec, ishin në vizitë dyditore ne Gostivar me ç’rast realizuan takim me kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe me këshilltarët komunalë, si dhe vizituan monumentet kulturore-historike dhe bukuritë natyrore të Gostivarit.
Në shenjë respekti për delegacionin e komunës së Sveta Nedeljës, komunë kjo me të cilën në maj të këtij viti u binjakëzua Komuna e Gostivarit, u mbajt seancë solemne e Këshillit të Komunës, në të cilën fjalë rasti mbajtën kryetarët e dy komunave, Arben Taravari dhe Dario Zurovec, si dhe kryetari i këshillit të komunës së Gostivarit, Nasir Musliu.

“Ne tashmë jemi komuna të binjakëzuara, por jemi binjakë jo identik, sepse komune Sveta Nedelja është e zhvilluar shumë më shumë se Komuna e Gostivarit. Megjithatë ne jemi fatlumë, sepse thonë se nëse e një vëlla binjak shumë të suksesshëm e di se si do të mund të bëhesh si ai në të ardhmen. Gjatë vizitës në Sveta Nedleja ne u impresionuam nga mikpritja e ngrohtë e tyre, por edhe nga dashuria dhe përkushtimi i qytetarëve ndaj komunës së vet. T e ne në Maqedoni, për shkak të rrethanave të ndryshme nuk janë bërë investime, por megjithatë gostivarasit janë njerëz punëtorë të cilët presin investime dhe janë të gatshëm për të punuar jo vetëm për vete por edhe për qytetin e tyre“, theksoi kryetari Arben Taravari.

Kryetari i komunës Sveta Nedelja, Dario Zurovec , pasi të pranishmit i përshëndeti në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase, ndër të tjera theksoi: “Sveta Nedelja është e njohur si komunë parajsë për vizitorët për çka kemi fituar edhe vendin e parë si qytet më i zhvilluar për mikpritje të turistëve në Kroaci. Ne si dy komuna, Sveta Nedelja dhe Gostivari, kemi nënshkruar binjakëzim që do të përfshijë bashkëpunimin për zhvillim të biznesit , kulturës por edhe zhvillimin turistik. Jam për herë të parë në Gostivar dhe në Maqedoni dhe jam i impresionuar nga bukuritë natyrore”.

Pas seancës, Taravrai dhe Zuroves, të shoqëruar nga bashkëpunëtort e tyre, si dhe ta drejtori i Qendrës për Konservim, Ylber Zylfiqari, vizituan Sahat Kullën, Shtëpinë e Begut dhe Shtëpinë e Ahmed Çakos.
Gjatë qëndrimit të tyre në Gostivar, mysafirët nga Kroacia vizituan edhe Burimin e Vardarit dhe Qendrën për trajnime speleologjike në Vërtok, si dhe Shpellën “Bukuroshja” në Gjonovicë.

Ndryshe, Komuna Sveta Nedelja i takon qarkut të Zagrebit, ka rreth 20 mijë banorë. Në territorin e kësaj komune kryesisht është e koncentruar industria dhe njihet si një ndër komunat më të zhvilluara në Kroaci.

Shërbimi për informim