Njoftim

02.11.2018

Të nderuar qytetarë, Ju njoftojmë se të hënën (05.11.2018) në ora 08:00 do të fillojnë punimet për riasfaltimin e segmentit rrugor prej te përfundimi i bulevardit “Vëllezërit Gjinoski“ deri në ndarjen e rrugëve në fshatin Banjicë e Poshtme.

Gjatë realizimit të punimeve trafiku në këtë segment do të jetë i vështirësuar, ndërsa në periudha të caktuara edhe në ndërprerje të plotë.

Komuna e Gostivarit dhe kompania realizuese e punimeve, Ju falënderojnë për mirëkuptimin.

Shërbimi për informim – Komuna e Gostivarit