Njoftohen familjarët e viktimave dhe personave të lënduar në fatkeqësinë me autobusin në afërsi të fshatit Llaskërcë, se në Qendrën për Shërbime Komunale pranë Komunës së Gostivarit (në katin përdhes) mund të parashtrojnë kërkesë për përkrahje financiare në përputhje me Vendimin e Këshillit të Komunës së Gostivarit të miratuar në seancën e fundit.

Familjarët e viktimave duhet të dorëzojnë Certifikatë të vdekjes së të ndjerit, kopje të letërnjoftimit dhe numrin e transaksionit të parashtruesit të kërkesës.

Udhëtarët tjerë duhet të dorëzojnë vetëm kopje të letërnjoftimit dhe numrin e llogarisë së transaksionit.

Në emër të personave të lënduar të cilët ende janë të shtrirë në spital, kërkesën mund ta parashtrojnë familjarët e afërt.

Vërejtje: Komuna e Gostivarit shfrytëzon listën zyrtare të udhëtarëve të siguruar nga ana MPB-së.

Shërbimi për informim