Të nderuar qytetarë,
Për shkak të një defekti të linjës së ujësjellësit Ф250 në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë prej te rrethrrotullimi te salloni “Dam Com” deri në dalje të qytetit, në Zonën VI dhe VII dhe në rrugën “Nikolla Parapullov”, ndërsa në pjesët prreth do të ketë shtypje të zvogëluar.

Ekipet e NP “Komunalec” punojnë në sanimin e defektit. Pritet që furnizimi me ujë të normalizohet rreth orës 15:00.
Komuna e Gostivarit dhe NP “Komunalec” falënderojnë qytetarët për mirëkuptimin.

Shërbimi për informim