03.07.2019

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se për shkak të një defekti në tubacionin kryesor Ф 500 në fshatin Vërtok, nesër (e enjte) prej në ora 8:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Nga NP “Komunalec” – Gostivar, njoftojnë se ndërprerja do të zgjasë deri në mënjanimin e plotë të defektit, ndërsa derisa të zgjasin punimet, pa ujë të pijshëm do të mbetet i gjithë qyteti dhe fshatrat të cilat me ujë të pijshëm furnizohen përmes ujësjellësit të qytetit.

Komuna e Gostivarit kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

Shërbimi për informim