NJOFTIM

15.08.2019

I njoftojmë qytetarët se nesër (e premte) do të fillojnë punët ndërtimore për rikonstruktim të plotë të rrugës “28 Nëntori” që lidh rrugën “Ivo Llolla Ribar” me rrugën “Pançe Poposki”

Përderisa do të zgjasin punimet, qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve do të zhvillohet në kushte të vështirësuara, ndërsa në momente të caktuara do të jetë edhe e bllokuar.

Lusim banorët e lagjes që prej sonte, t’i largojnë makinat e parkuara në këtë rrugë.

Shërbimi për informim