NJOFTIM

01.07.2020

Të nderuar qytetarë,

Thirrja publike për subvencionim të qytetarëve për blerje të biçikletave për vitin 2020, NDËRPRITET SOT.

Kjo për arsye se janë harxhuar të gjitha mjetet financiare të parashikuara nga Buxheti i Komunës Gostivarit për këtë qëllim, e që është në përputhje klauzolën e Thirrjes Publike të shpallur më date 08.06.2020:
1.4. Nëse harxhohen të gjitha mjetet financiare të parashikuara nga Buxheti i Komunës Gostivarit për këtë qëllim, Komuna e Gostivarit do ta informojë publikun në faqen e saj të internetit se Thirrja Publike është ndërprerë para skadimit të afatit për të cilën është shpallur.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Shërbimi për informim