NJOFTIM

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se më datë 26.10.2020 (e hënë) do të fillojnë punimet për rikonstruktimin e rrugës “Ilindeni” në segmentin prej te rrethrrotullimi te Qendra tregtare “Javor” deri te pompa e benzinës “Bunar petrol”.

Përderisa do të zgjasin punimet, në këtë segment, trafiku do të zhvillohet në kushte të vështirësuara ndërsa në momente të caktuara do të jetë edhe i bllokuar.

Luten vozitësit në përgjithësi, që të shmangin frekuentimin e kësaj rruge në periudhat kur zhvillohen punimet, ndërsa banorët e lagjes të mos i parkojnë makinat në rrugë dhe trotuare.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!