Тë nderuar,

Në lidhje me Thirrjen e shpallur publike për organizatat e shoqërisë civile për të parashtruar propozim-projekte në kuadër të Programit rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), ju informojmë se në periudhën e ardhshme të planit të aktiviteteve janë të parapara sesione mentorimi për të gjitha organizatat e shoqërisë civile. Sesionet e mentorimit organizohen me qëllim që përmes konsultimeve tu ndihmohet organizatave që dëshirojnë të aplikojnë në thirrjen publike, në kontrollin nëse projektet janë përgatitur në përputhje me udhëzimet nga thirrja publike dhe tu sqarohen apo qartësohen çështje të caktuara të cilat ndoshta nuk kanë qenë të mbuluara me trajnimet, e të cilat janë të domosdoshme për ta përgatitur projektin tërësisht. Për komunën e Gostivarit është planifikuar që të mbahen 4 sesione mentorimi, edhe atë në datat e mëposhtme:

12 nëntor 2018 (e hënë)

13 nëntor 2018 (e martë)

23 nëntor 2018 (e premte)

4 dhjetor 2018 (e martë)

Lusim të gjitha Organizatat qytetare të aplikojnë të paktën tri ditë para fillimit të secilit sesion të mentorimit dhe të cekin se në cilën adtë dëshirojnë të marrin pjesë. (mund të marrin pjesë në më shumë sesione mentorimi).  Kemi nevojë për datën e saktë të pjesëmarrjes, që të mundet mentori të planifikojë me kohë vizitat e veta në të gjitha pesë pilot komunat e këtij projekti.

Paraqitjen për sesionet mund ta bëni tek personi përgjegjës për koordinim me sektorin joqeveritar në komunën e Gostivarit –

Dashmir Osmani – dashmir.osmani@gostivari.gov.mk