KONKURS – për zgjedhjen e filmit më të mirë të shkurtër

Këshilli Rinor i komunës së Gostivarit shpall:

KONKURS

për zgjedhjen e filmit më të mirë të shkurtër

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë personat, shtetas të Republikës së Maqedonisë të moshës prej 15 deri 25 vjeç.

Të interesuarit mund të marrin pjesë në mënyrë të pavarur ose në grup me një film që zgjat nga 3 deri në 20 minuta.

Tema është zgjedhje e lirë.

Filmat të dërgohen në e-mail: gosyc2018@gmail.com

Afati i fundit për aplikim: 01.06.2018

KONKURS LETËRSIE

Shkolla e Mesme Ekonomike Komunale “Gostivar” – Gostivar
KONKURS LETËRSIE
Në temën: “Ndikimi i rrjeteve sociale në jetën e të rinjve”

Të gjithë nxënësit e shkollave fillore nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë kanë të drejtë të marrin pjesë. Çdo nxënës mund të shkruajë në gjuhën e tij amtare, poezi ose prozë. Në krijimet letrare duhet të deklarohet emri i nxënësit, mentorit dhe shkollës dhe të njejtat të dorëzohen deri në SHMEK “Gostivar” – Gostivar, me shënim – për konkursin e letërsisë ose të dërgohet në seou.literarenkonkurs@gmail.com më vonë deri më 16.04.2018.

Dokumenti