K O N K U R S

Në bazë të nenit 55 nga Statuti i Komunës së Gostivarit, (Buletini Zyrtar i Komunës së Gostivarit nr.01/06) dhe nenit 15 nga Rregullorja për shpërblimin e nxënësve dhe punonjësve të arsimit nga kopshtet e fëmijëve dhe shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Gostivarit, ( Buletini Zyrtar i Komunës së Gostivarit nr.9/2019), Komisionit për shpërblimin e nxënësve dhe punonjësve arsimorë nga kopshtet e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Gostivarit, më datë 11.12.2019, shpall:

K O N K U R S

Për ndarjen e shpërblimeve dhe lëvdatave nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme komunale në Komunën e Gostivarit.

Shpërblimet dhe lëvdatat ju shpërndahen nxënësve për arritjet të veçanta dhe arritje të rezultateve më të suksesshme në veprimtarin edukativo-arsimore.

Komunа е Gostivarit shpërndan shpërblimet dhe lëvdatat si në vijim:

– 3 (tre) nxënësve më të mirë të shkollave fillore;

– 3 (tre) nxënësve më të mirë të shkollave të mesme;

– 1 (një) paraleleje të shkollave fillore,

– 1 (një) paraleleje të shkollave të mesme,

DOKUMENTACIONI

Kandidatët për nxënës më të mirë të shkollave fillore duhet të paraqesin:

– dëshmi për vitin e kryer, ose nëntë vitet e kryera dhe dëshmi për sjelljen e tyre (dëftesa ose diploma për shkollën fillore);
– diplomë ose certifikatë për pjesëmarrjeje dhe/ose vend në garat në sferën e arsimit, kulturës dhe sportit gjatë vitit të kaluar.
– vërtetime nga institucionet kompetente për angazhimin dhe kontributin në aktivitete të llojllojshme brenda dhe jashtë shkollës dhe mjedisit lokal. (aktivitete prodhuese, humanitare, kulturore etj.)
– dokument me të cilin vërtetohet se ai/ajo ka marrë pjesë në aktivitetet e lira të nxënësve;
– dëshmi për numrin më të vogël të mungesave;
– vërtetim për nxënës të rregullt të shkollës.

Kandidatët për nxënës më të mirë të shkollave të mesme, në aplikacionet e tyre duhet të paraqesin:

– dëshmi për vitin e kryer, ose katër vitet e kryera dhe dëshmi për sjelljen e tyre (dëftesa ose diploma për shkollën fillore);
– diplomë ose certifikatë për pjesëmarrjeje dhe/ose vend në garat në sferën e arsimit, kulturës dhe sportit gjatë vitit të kaluar.
– vërtetime nga institucionet kompetente për angazhimin dhe kontributin në aktivitetesh të llojllojshme brenda dhe jashtë shkollës dhe mjedisit lokal. (aktivitete prodhuese, humanitare, kulturore etj.)
– dokument me të cilin vërtetohet se ai/ajo ka marrë pjesë në aktivitetet e lira të nxënësve;
– dëshmi për numrin më të vogël të mungesave;
– vërtetim për nxënës të rregullt të shkollës.

Kandidatët për paralele më të mirë të shkollave fillore dhe të mesme duhet të paraqesin:

– diplomë ose certifikatë për pjesëmarrje dhe/ose vend të fituar në garat në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit gjatë vitit të kaluar;
– vërtetime nga institucionet kompetente për angazhimin dhe kontributin në aktivitete të llojllojshme brenda dhe jashtë shkollës dhe mjedisit lokal (aktivitete prodhuese, humanitare, kulturore etj.);
– dokument me të cilin do të vërtetohet se klasa ose grupi (seksioni) ka marrë pjesë në aktivitetet e lira të nxënësve;
– dëshmi për numrin më të vogël të mungesave për paralele;
– vërtetim për nxënës të rregullt.

Rezultatet përfundimtare dhe votimi janë të disponueshme për publikun, individët dhe grupet (kandidatët), pasi të jenë shpallur nxënësit më të mirë në shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Gostivarit.

Aplikimet parashtrohen deri te Këshilli i shkollës i cili më pas i dërgon në Arhivën e Komunës së Gostivarit në afat prej 7 (shtatë) ditëve nga dita e shpalljes së konkursit.

Komuna e Gostivarit
Bul.Vllezërit Gjinoski 61
1230 Gostivar
Republika e Maqedonisë së Veriut
Arhiva e Komunës së Gostivarit