NP “Parkingjet publike dhe gjelbërimi” – Gostivar, shënon rezultatet më të mira që nga themelimi i saj

22.07.2019

Ndërmarrja publike për menaxhim me parkingjet publike dhe sipërfaqet e gjelbëruara nga Gostivari, këtyre muajve ka shtuar aktivitetet dhe është duke shënuar rezultatet më kulminante që nga themelimi.

Në parkun e madh të qytetit sapo ka përfunduar instalimi i sistemit automatik për ujitje, ndërsa në vijim është rregullimi i rretheve të reja me lule dekorative në anën përskaj rrugës në lagjen Dutllëk. Rrethrrotullimet nëpër qytet kanë marrë një pamje krejtësisht të re, ndërsa është bërë edhe edhe rregullimi hortikulturor i oborreve të disa shkollave komunale.

“Qytetarët e duan gjelbërimin dhe e duan të bukurën. Për këtë që bëjmë na përgëzojnë jo vetëm qytetarët e komunës së Gostivarit, por edhe nga qytetet tjera dhe na thonë se puna jonë duhet të shërbejë si shembull edhe për komunat tjera. Në bazë të mundësive financiare dhe kapaciteteve me të cilat disponojmë, ne do të vazhdojmë të punojmë që në qytet por edhe nëpër fshatra të krijojmë sa më shumë sipërfaqe të gjelbra dhe të rregulluara në aspektin hortikulturor”, thekson Bekim Çelebiu – drejtor i NP “Parkingjet publike dhe gjelbërimi”.

Çelebiu thotë se për çdo aktivitet të ndërmarrjes të cilën ai e drejton, ka pasur përkrahje të pa rezervë nga kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Ai apelon deri tek qytetarët që të kujdesen për sipërfaqet e gjelbra, sepse ato janë një pasuri e përbashkët.

Shërbimi për informim