28.12.2017

Nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit e Shkollës fillore “Përparimi” realizuan aktivitetin e radhës të quajtur “Tregu vjetor”, me ç’rast bashkërisht kanë përgatitur punime dhe ushqime tradicionale, të cilat u ekspozuan për shitje në treg.

Drejtor i shkollës, Blerim Ameti thotë se qëllimi i këtij aktiviteti është motivimi i nxënësve, që në bashkëpunim me prindërit dhe mësimdhënësit, të edukohen për punë të përbashkët dhe për ngritjen e aftësive për sipërmarrësi.

Ne si udhëheqësi e shkollës, së bashku me kuadrin arsimor angazhohemi maksimalisht që të organizojmë sa më shumë aktivitete jashtëmësimore, sepse vlerësojmë se aktivitetet e këtilla janë ndoshta edhe më të rëndësishme se mësimi i rregullt, sepse në këtë mënyrë nxënësit socializohen dhe aftësohen për jetë. Me aktivitetet shtesë, nxënësit shmangin mundësinë që të bien pre e dukurive devijante që paraqiten në shoqëri. Sa i përket aktivitetit konkret, synojmë që t’i motivojmë nxënësit që në bashkëpunim me prindërit dhe mësimdhënësit, të edukohen për punë të përbashkët dhe për ngritjen e shkathtësive të tyre për sipërmarrësi”, thekson drejtori Blerim Ameti.

Ajo njofton se synohet që ky aktivitet të bëhet tradicional dhe të mbahet një herë në vit.

Shërbimi për informim