29.12.2017

Parashkollorët e Institutit Publik Kopshti i Fëmijëve “Gëzimi Fëmijëror”, të shoqëruar nga edukatoret e tyre, sot vizituan Komunën e Gostivarit dhe u pritën nga zëvendëskryetari Besim Memedi dhe përgjegjësja e Sektorit për Veprimtari Publike, znj. Aslijan Snopçe.

Gjatë vizitës që u realizua me rastin e festave të fundvitit dhe që është pjesë e programit edukativ të çerdheve, z.Memedi dhe znj.Snopçe i njoftuan fëmijët me rolin e Komunës dhe se ajo që më së shumti do Komuna, është që fëmijët të jenë sa më të lumtur dhe më të suksesshëm.

Pako të Vitit të Ri, fëmijëve u ndau znj. Aslijan Snopçe duke ua uruar Vitin e Ri dhe duke u dëshiruar shëndet dhe shumë dashuri në vitin 2018.

Shërbimi për informim