19.06.2020

Në kuadër të masave për menaxhim me krizën e krijuar nga pandemia me Covid-19, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka marrë vendim për lehtësime në pagesën e taksave komunale për hotelierët që shfrytëzojnë sipërfaqet publike si tarracë.

Përderisa viteve të kaluara, në kushte të zakonshme, për shfrytëzim të tarracave llogariteshin 180 ditë, sivjet do tu llogariten 120 ditë edhe atë me çmim më të ulët për 30%, që në fakt do të thotë se hotelierët sivjet do të paguajnë rreth 50% më pak taksë komunale për këtë dedikim.

Me këtë masë lehtësuese, kryetari Arben Taravari synon që të ndihmojë hotelierët të përballojnë krizën e cila u shfaq nga pandemia me Covid-19.

Shërbimi për informim