17.10.2019

Prej sot, banorët e rrugës 4 të në bllokun urban 19 në lagjen Zona VI, nuk shkelin në pluhur dhe baltë.

Dje përfundoi asfaltimi i kësaj rruge me gjatësi 150 metra dhe gjerësi 5,5 metra, në të cilën paraprakisht u bë instalimi i linjës së ujësjellësit dhe kanalizimit, si dhe vendosja e tehoreve rrugore. Krahas kësaj në vijim do të bëhet edhe forcimi i ndriçimit publik, me çka në këtë pjesë të re të lagjes do të krijohen kushtet e nevojshme për të gjitha shtëpitë e banuara aktualisht në këtë bllok urban në ndërtim e sipërt.

Ndryshe, kjo është rruga e tretë në pjesën urbane të komunës së Gostivarit që sanohet dhe rikonstruktohet ditëve të fundit.

Shërbimi për informim