Kanë hyrë në fazën përfundimtare punimet për rikonstruktim të plotë të rrugës Sllobodan Peposki në pjesën qendrore të qytetit të Gostivarit, e njohur edhe si rruga e Karpuzllarëve.

Rruga ka një gjatësi prej 265 metrash, me gjerësi mesatare 7 metra. Punimet i realizon ndërmarrja Pellagonia ASH, ndërsa sipas kontratës nr.24-2217/7 vlera e përgjithshme është 1.7 milionë denarë pa TVSH, mjete këto të siguruara nga buxheti i Komunës së Gostivarit.

Në ndërkohë, për tu dalë ballë kërkesave të. banorëve të kësaj zone, u lidh aneks marrëveshje në vlerë prej 330 mijë denarë pa TVSH për asfaltimin edhe të rrugicave anësore, njëra me gjatësi 50 metra dhe tjetra 30 metra, me gjerësi mesatare prej 4 metrash.

Krahas kësaj, për shkak të rrjetit të vjetëruar të ujësjellësit dhe kanalizimit, u bë rikonstruktimi i plotë i tyre, me çka për dhjetëra amvisëri të kësaj zone u zgjidhën tre probleme kyçe njëkohësisht.

Shërbimi për informim