Përurohet çerdhja e re “Dielli” në fshatin Banjicë e Poshtme

,
28.09.2020
Sot, nën shoqërimin e ministres së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shapanska, kemi lëshuar në përdorim çerdhen më të re në qytetin tonë e cila ndodhet në afërsi të fshati Banjicë.
Çerdhja e re “Dielli”, ka një kapacitet mbi 60 fëmijë, dhe ishte e pesta për tre vite që i rregullojmë në Gostivar. Gjatë fushatës elektorale në 2017-tën, kisha premtuar pesë çerdhe, të gjitha sot janë vendosur në funksion të prindërve dhe fëmijëve të qytetit tonë. Vitin e ardhshëm kemi në plane të rregullojmë edhe dy çerdhe tjera.

Ky investim nga Komuna e Gostivari dhe MPPS arrinë vlerën e mbi 100.000 euro.

T’a gëzojnë fëmijët – ardhmëria e qytetit tonë!